LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fitoi derbin ndaj Kosovahome Prishtinës në konkurrencën e femrave

Bashkimi fitoi derbin ndaj Kosovahome Prishtinës në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi ka mundur Kosovahome Prishtinën me rezultat 81-66 (20:25, 24:11, 16:14, 21:16), në kuadër të javës së tretë të Superligës së Femrave.

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra mysafire, duke fituar çerekun e parë me rezultat 20:25. Megjithatë, vashat prizrenase këndellen në periudhën e dytë, duke e fituar 24:11, për të shkuar në pushim me rezultat 44-36.


Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 16:14 për skuadrën vendase, derisa rezultati në semafor ishte 60:50 pas 30 minutash lojë. Duhet cekur se skuadra mysafire për shkak të mungesave për 30 minuta luajti me 5-shen e parë dhe nuk bëri asnjë zëvendësim, që sigurisht se ndikoi në lojën e skuadrës prishtinase. Ndërrime nuk kishte as në 10 minutat e fundit, që përfundoi 21:16 dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 81:66.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 24 pikë e 11 kërcime, Lajzae Davidson me 16 pikë e 7 kërcime, Jeleesa Avery me 14 pikë e 8 kërcime dhe Arbnore Përquku me 8 pikë, 9 kërcime dhe 14 asistime, derisa te Kosovahome Prishtina u dalluan Era Shatri me 19 pikë e 8 kërcime dhe Enisa Kamerolli me 17 pikë.

Bashkimi ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Kosovahome Prishtina një fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori