LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Bullgari për ambientin jetësor

Bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Bullgari për ambientin jetësor

Problemi me ndotjen e ajrit dhe emetimin e karbonit në rajonin kufitar me Bullgarinë do të zgjidhet përmes projektit ”Politika e integruar e përbashkët për ekonomi me karbon të pakët në rajonin ndërkufitar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti do të zbatohet 15 muaj resht dhe mbështetet me 105 mijë euro nga IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar. Në projekt do të përfshihen komunat e Pehçevës, Berovës, Vinicës dhe Dellçevës, në Maqedoni, si edhe komunat e Bllagoevgradit, Sandanskit, Kresna Simitli dhe Strumjanit në Bullgari.


Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja e ambientit jetësor dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve të përbashkëta natyrore në rajonin ndërkufitar./Telegrafi/