Kontrata mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe edhe lojtari edhe agjenti i tij kanë shprehur shqetësimet me ngurrimin e katalanasve për të vazhduar kontratën.

Klubi së fundi ka caktuar një komitet të ri teknik, që drejtohet nga ish-drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, por Bartomeu thotë se ai nuk di asgjë për planet e tyre për Alves.


“Komiteti teknik është duke punuar në planet për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Bartomeu, transmeton Telegrafi.

“Jam i kënaqur me ta, pasi ata kanë zhvilluar takime, në të cilat unë nuk kam marrë pjesë, dhe nuk kanë zbuluar asgjë, por nuk e di nëse ata kanë diskutuar Alvesin”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app