LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu konfirmon se nuk ka për momentin oferta: I kemi refuzuar të gjitha

Bartomeu konfirmon se nuk ka për momentin oferta: I kemi refuzuar të  gjitha
Anssumane Fati . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona, pasi klubi katalunas beson në aftësitë e tij.

Sulmuesi i talentuar ka debutuar këtë edicion me Barcelonën me vetëm 16 vite.


Fati ka bërë paraqitje shumë të mira, duke zhvilluar 32 ndeshje zyrtare e duke shënuar tetë gola e dhuruar një asistim.

Shumë skuadra ishin interesuar për transferimin e talentit spanjoll, por Barcelona ka refuzuar shitjen e tij.

Lojtari ka një kontratë valide me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, por me t’i mbushur 18 vite më 31 tetor atij do t’i vazhdohet automatikisht kontrata edhe për dy vite të tjera.

Anssumane Fati. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ka qenë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu që ka konfirmuar se nuk ka oferta momentalisht për Fatin.

“Asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur deri më tani, por mund të konfirmoj se ka pasur interesim nga disa skuadra”, tha Bartomeu.

Numri një i Barcelonës ka thënë se ata i janë përgjigjur me ‘jo’ të gjitha klubeve që janë interesuar për lojtarin.

“Përgjigja jonë gjithmonë ka qenë ‘jo’, pasi nuk duam ta lëmë të lirë Fatin”.

Ansu Fati. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Fati është një futbollist me të ardhme të madhe dhe ai do të mbetet te Barcelona”, ka deklaruar Bartomeu për të përditshmen katalunase Sport.

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë qenë dy skuadrat më të interesuara për të nënshkruar me tinejxherin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori