Nën praninë e forcave të shumta policore kanë filluar përgatitjet për protesta që paralajmëroi partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, para Gjykatës Penale në orën 13:30.

Dëshmitarët thonë se drejt gjykatës është vërejtur edhe prania e kamionit me ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Opozita maqedonase së bashku me Nikolla Gruevskin, ju bënë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve që nuk janë të kënaqur me politikat e LSDM-së të dalin në protesta.

Policia sot në mëngjes arrestoi dhjetëra persona për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku mes tyre janë edhe deputetë aktual të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

vmro protesta 2

vmro protesta 1

vmro protesta