LAJMI I FUNDIT:

Baresi dhe Massaro të lumtur për pritjen e tifozëve shqiptarë në Kosovë: Duam ta njohim nivelin e futbollit kosovar

Baresi dhe Massaro të lumtur për pritjen e tifozëve shqiptarë në Kosovë: Duam ta njohim nivelin e futbollit kosovar

Legjenda e Milanit, Franco Baresi ka thënë se janë shumë të lumtur që do ta zhvillojnë përballjen miqësore ndaj Feronikelit.

Ikona e Rossonerëve ka thënë se pritja nga tifozët shqiptarë ishte e jashtëzakonshme, por edhe që janë në dijeni për historinë e Kosovës dhe cilësinë e futbollit tonë.

“Pritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, ne e dimë të kaluarën e këtij vendin dhe e kemi pritur me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe jemi në dijeni se futbolli në këtë vend do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Baresi.

Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe Daniele Massaro, që tha se ata janë duke punuar që të rikthehen në majat e futbollit.

“Është një vazhdimësi e lojërave që bëjmë para fillimit të kampionatit. Na ka befasuar pritja që na është bërë dhe jemi skuadra më trofeshme në botë dhe jemi duke punuar që të rikthehemi”, ka deklaruar legjenda e Milanit.

Bares më tej ka shtuar se mezi pret që ta njoh nivelin e futbollit në Kosovë dhe storien e tyre për arritjen  që kanë bërë deri këtu.

“Për ne është e rëndësishme që të jemi këtu dhe besoj që formacioni do të jetë më i miri, por natyrisht se të gjithë lojtarët do ta kenë shansin që të luajnë. Nuk di shumë për futbollin këtu, mirëpo dua ta njoh më shumë nivelin e ligës dhe të mësoj për rrugëtimin që kanë bërë”, ka shtuar më tej Baresi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori