LAJMI I FUNDIT:

Baresi: Derbi i Milanos është i paparashikueshëm

Baresi: Derbi i Milanos është i paparashikueshëm

Franco Baresi pret një derbi fascionues dhe të paparashikueshëm të Madoninas.

Ndeshja zhvillohet të dielën mbrëma dhe dy ekipet kërkojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin në maje të tabelës.


Braesi që më parë ka mbrojtur ngjyrat e Milanit, ka deklaruar se beson në një fitore të Milanit.

“Në pikëpamjen time, do të jetë derbi fascionues. Ndeshje të tilla janë gjithmonë të paparashikueshme dhe ësht e vështirë të thuhet cili do të jetë verdikti”.

AC Milan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Pa asnjë dyshim, në ndeshje të tilla ku rezultati është i rëndësishëm, të dyja skuadrat duan të mos humbin terren dhe të përmirësojnë vetëbesimin për vazhdimin e sezonit”.

“Interi po bën mirë, u kthye në Ligën e Kampionëve dhe po performon sipas standardeve të pritura. Qartë, objektivi i Milanit është po ashtu të kthehet në këtë garë, ashtu sikurse klubi që është në anën tjetër të Naviglios edhe e ka bërë këtë sezon”.

“Si Rossoner me zemër, vërtet shpresoj se Milani do t’ia dalë”, deklaroi Baresi.

/Telegrafi/