Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta, së bashku me pjesën tjetër të ekipit të tij drejtues, refuzuan disa oferta në lidhje me kompanitë e kripto valutave, ku njëra prej tyre ofronte deri në 70 milionë euro.

Mosbesimi në këtë sektor dhe mungesa e soliditetit ekonomik të propozimeve ishin dy pengesa që bën që kryesia e klubit nuk ishin të hapur për negociata.


Pas disa muajsh analize dhe anketimi të opsioneve, Bordi i Drejtorëve përballet me fazën e fundit të negociatave me platformën muzikore të transmetimit Spotify, e cila do të sponsorizojë fanellën e parë për meshkuj dhe femra (përpara) dhe atë të stërvitjeve (mbrapa), përveç të drejtat e emërtimit të stadiumit.

Barcelona 5

Marrëveshja, në mungesë të shifrave zyrtare, raportohet të jetë nga 70 deri në 75 milionë euro në sezon, gjithmonë në varësi të performancës sportive të ekipit të parë.

Oferta është më e ulët se ajo e ofruar nga kompania e kripto valutave, duke parë kërkesat që kanë Spotify./Telegrafi/

telegrafi sport app