ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Barcelona me anë të një komunikimi zyrtar ka konfirmuar se Neymar nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Klubi katalanas përmes një komunikimi të shkurtër nër rrjetet sociale e ka konfirmuar mospjesëmarrjen e Neymarit në stërvitje me lejen e trajnerit, Ernesto Valverde.


Megjithatë, Barcelona nuk ka konfirmuar pretendimet e mediave spanjolle se ai është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij në prag të kalimit te PSG.

Neymar pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app