Barcelona prezanton fanellën ngjyrë ari për ndeshjet mysafire në sezonin e ri

Barcelona ka prezantuar fanellën e re që do t'i luaj ndeshjet si mysafir për sezonin 2022-23.
Është një fanellë unike me ngjyrë ari që nuk është parë me vite të tëra dhe tifozët katalunasë janë dashuruar menjëherë në të.
Modeli i fanellës përfshin gjithashtu një hartë të qytetit, me shtytje drejt vendeve që janë përdorur në Lojërat Olimpike të vitit 1992 që u mbajtën në Katalunia.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1541316499763232768?s=20&t=dzIxzcjtcX52FNDXvanlIQ
Ndërkohë prerja në fund të mëngëve të fanellës përmban ngjyrat e pesë unazave olimpike.
Barcelona ka nxjerr në shitje tanimë këtë fanellë nga dita e sotme dhe tifozët kanë blerë atë në dyqanet zyrtare si dhe në faqe të klubit. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1541348233678671872?s=20&t=dzIxzcjtcX52FNDXvanlIQ




















































