Barcelona po bën gjithçka për të nënshkruar një sulmues – Lewandowski dhe Haaland në krye të listës
![Barcelona po bën gjithçka për të nënshkruar një sulmues – Lewandowski dhe Haaland në krye të listës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/lewa-haaland-780x439.jpg)
Synimi kryesor që Barcelona ka në afatin e ardhshëm kalimtar të verës është të nënshkruajë me një sulmues, me klubin që fokuson të gjitha përpjekjet e tyre në gjetjen e parave të nevojshme për të financuar një lëvizje të tillë.
Megjithatë, inflacioni ka ndikuar në treg, ku çmimet e sulmuesve cilësorë janë rritur në qiell gjatë muajve të fundit. Ndërkohë, Barcelona ende duhet të largojë lojtarë të tillë si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic, Samuel Umtiti, Antoine Griezmann dhe Francisco Trincao në mënyrë që të krijojë hapësirë në kufirin e pagave të tyre.
Robert Lewandowski është njëri nga objektivat e mundshëm pas eliminimit të Bayern Munichut nga Villarreali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Cilësia e tij është e padyshimtë, por çmimi i tij është i lartë dhe është e dyshimtë nëse Barcelona është e gatshme të shkojë për një opsion afatshkurtër në Lewandowskin ose të lëvizë për një sulmues të ri, premtues.
Sulmuesit polak i ka mbetur edhe një vit kontratë me Bayernin dhe çmimi i tij vlerësohet të jetë rreth 60 milionë euro, një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh që sulmuesi në gushtin e ardhshëm mbush 34 vjeç.
“Por, ai është shumë i mirë”, thonë njerëzit në Barcelonë kur merren në pyetje për këtë.
Dhe më pas mbetet të shihet se çfarë do të bëjë klubi gjerman në rastin e tij. Disa ditë më parë, drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, pohoi se është i qetë për gjithë këtë situatë, pasi synimi i tyre është rinovimi i kontratës së tij.
Ndërkohë agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, po bën të pamundurën për të gjetur ofertën më të mirë financiare. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Zahavin dhe ata kanë bërë biznes së bashku në të kaluarën.
Barcelona mund të luajë kartën e Zahavit për aq kohë sa ka fondet e nevojshme për nënshkrimin e tij. Megjithatë, ylli polak nuk është opsioni i vetëm që ata kanë.
Erling Haaland
Barcelona ka qenë duke u përpjekur për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland për një kohë të gjatë, ku Laporta madje është takuar me agjentin e tij Mino Raiola në disa raste.
Xavi Hernandez ka pasur gjithashtu një bisedë me 21-vjeçarin për të shpjeguar planet e tij te Barcelona. Haalandit i pëlqen opsioni për të shkuar te Barça, por ai ka tërhequr interesim edhe nga klube të tjera shumë të fuqishme që janë në një pozicion më të mirë financiar, si Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester City.
Çështja kryesore e Barcelonës është se ata nuk mund të konkurrojnë në aspektin financiar me klubet elitare evropiane, të cilët mund të investojnë më shumë para në financimin e një lëvizjeje të tillë.
Katalunasit janë në bisedime për të arritur një marrëveshje me fondin e investimeve CVC, por edhe nëse ata marrin një nxitje financiare nga atje, ata do të duhet të largojnë disa lojtarë.
Një lëvizje për Haaland mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 250 milionë euro, nga të cilat 75 milionë euro do të ishte tarifa e transferimit të paguar te Dortmundi. Ata gjithashtu do të duhet të mbulojnë kërkesat e tij për pagë dhe t’i ofrojnë Raiolës rreth 60 milionë euro për sa i përket komisionit të tij.
Rafale Leao, Gabriel Jesus, Darwin Nunez…
Këto tre opsione shihen gjithashtu si të shtrenjta.
Rafael Leao është i preferuari i Laportës nga të tre, por Milani nuk po planifikon ta shesë atë dhe duan të rinovojnë kontratën e tij, me çmimin e tij që llogaritet në 50 milionë euro.
Ndërkohë, Darwin Nunez është një futbollist që Barcelona e monitoron prej kohësh.
Benfica është e gatshme të përfitojë nga ai dhe aktualisht ka disa klube që e duan, por do të duhet të paguajnë nga 75 deri në 100 milionë euro për të nënshkruar me të.
Më i liri nga këto tre opsione është ai i Gabriel Jesus, i cili mund të largohet nga Manchester City nëse klubi i Ligës Premier arrin të nënshkruajë me Haaland në verë.
Me kontratën e tij deri në vitin 2013, një lëvizje për sulmuesin brazilian mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-380x233.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-380x233.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-380x233.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donci1-780x439.jpg)
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi
![Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/van-dijk-780x439.png)
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi