LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pas dyshes braziliane, Everton dhe Rodrigo Caio

Barcelona pas dyshes braziliane, Everton dhe Rodrigo Caio

Barcelona është duke ndjekur sulmuesin e Gremios, Everton Soares dhe mbrojtësin e Flamengo, Rodrigo Caios.

Everton, 23 vjeç, ishte golashënuesi më i mirë për kombëtaren e tij në turneun e kësaj vere në Copa America dhe në të vërtetë ai shënoi golin e fitores ndaj Perusë.


Në të vërtetë, Everton ka shënuar 63 gola në karrierën e tij te Gremio dhe performancat e tij të shkëlqyera i fituan atij një vend të spikatur në skuadrën e kësaj vere për turneun e tyre të suksesshëm.

Barcelona pas dyshes së Interit, De Vrij dhe Skriniar
Lexo po ashtu Barcelona pas dyshes së Interit, De Vrij dhe Skriniar

Në gusht, një raport në Radio Marca pretendonte se Atletico Madrid ishte optimist se mund të lidhin një marrëveshje për sulmuesin dhe se ata ishin të gatshëm të prisnin deri në janar – fundi i sezonit në Brazil – për të nënshkruar me lojtarin.

Everton Soares (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi qendror Caio u bashkua me Flamengon në janar pasi kishte kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në klubin e tij të lindjes Sao Paulo, duke bërë 277 paraqitje në ekipin e parë dhe ai ka fituar katër paraqitje me Brazilin.

Në verën e vitit 2015 u raportua që mbrojtësi kishte nënshkruar me Valencian për 12.5 milionë euro, por u raportua se ai dështoi dy teste mjekësore dhe marrëveshja dështoi.

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona do të tentojë transferimin e tyre në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori