LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon huazimin e Minguezas, dy skuadra pas tij

Barcelona mendon huazimin e Minguezas, dy skuadra pas tij

Oscar Mingueza mund të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi katalunas me ardhjen e Xavi Hernandez nuk ka luajtur shumë dhe ai po mendon largimin nga kampioni i shumëfishtë i La Ligas.


Barcelona është gati ta huazojë mbrojtësin e saj për gjashtë muaj, në mënyrë që të luaj djaloshi rregullisht.

Për 22-vjeçarin interesim kanë shfaqur dy skuadrat, Hertha Berlin dhe Valencia që janë gati t’i ofrojnë një fanellë titullari.

Vet lojtari po e mirëpret huazimin në janar pasi do të ketë mundësinë të luaj rregullisht që të ketë mundësi të grumbullohet me Spanjën.

Mingueza këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje me Barcelonën, ku ka asistuar në dy gola një në kampionat dhe një tjetër në Copa del Rey. /Telegrafi/