LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmon regjistrimin e Dani Alvesit, braziliani pritet të debutojë sot në Copa del Rey

Barcelona konfirmon regjistrimin e Dani Alvesit, braziliani pritet të debutojë sot në Copa del Rey

Barcelona ka konfirmuar skuadrën për ndeshjen e sotme me Linares Deportivo në Copa del Rey dhe Dani Alves është pjesë e listës pasi tashmë kanë marrë konfirmimin nga La Liga për regjistrimin e lojtarit.

Barça përballet me Linares këtë mbrëmje në raundin e tretë të Kupës së Mbretit, dhe ata mbeten me shumë mungesa shkaku i coronavirusit dhe lëndimeve.


Megjithatë, ka disa lajme të mira në lidhje me regjistrimin e lojtarëve.

Dani Alves është përfshirë në skuadër dhe veterani brazilian do të bëjë debutimin e tij të parë zyrtar pas kthimit të tij në Camp Nou.

“FC Barcelona ka marrë konfirmimin për regjistrimin e Dani Alves. Lojtari është në dispozicion për ndeshjen Linares-Barça”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Jordi Alba dhe Ousmane Dembele janë kthyer të dy pas shërimit nga coronavirusi dhe të dy janë përfshirë në listën e skuadrës për përballjen me Linares.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të skuadrës së Barçës për përballjen e Copa del Rey. /Telegrafi/