LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit

Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit

Barcelona në këtë sezon po kalon në formë të dobët dhe ka një numër arsyesh se përse po i ndodhin gjëra e këqija.

Ka disa pyetje që i rrethojnë rreth formës së tyre të dobët, por që Marca ka bërë disa pika se ku po ngecin Blaugranasit.


Gabimet në mbrojtje

Barcelona është duke vuajtur për mbrojtës cilësor, pasi nga 19 ndeshje të zhvilluar kanë pranuar 23 gola, dyfishi sa kanë pranuar Real Madridi (12) dhe Atletico Madridi (12), deri më tani në këtë sezon.

Ndeshjet si mysafir

Ktalunasit kanë arritur të marrin pikë në vetëm gjysmën prej takimeve të zhvilluara, derisa ende nuk kanë udhëtuar në stadiumet e vështira si, Santiago Bernabeu, Mestalla, Ramon Sanches Pizajuan, Sevilla. Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë paraqitje më të mira në udhëtim.

Rikthimi në rezultat

Në tri raste, Barcelona ka dështuar që të rikthehet në lojë dhe rasti më i freskët është ai ndaj rivalit lokal, Espanyolit ku barazuan.

Espanyol – Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pikët e grumbulluara

40 pikët e arritura deri më tani në këtë sezon tregojnë se ky është fillimi i sezonit më i keq që nga ai i vitit 2007/08, atëherë kur Real Madridi kishte fituar titullin. Tatat Martino madje kishte formë më të mirë, duke i marrë 44 sosh.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ndryshime në mesfushë

Ernesto Valverde nuk e ka gjetur formulën e duhur në mesfushë. Sergio Busquets është jashtë formës së tij, Ivan Rakitic ka arritur disi të rikthehet, por vërehet mungesa e Arthur Melos. Carles Alena kishte startuar në shumë ndeshje, por në këtë afat u huazua te Real Betisi, gjersa Arturo Vidal vazhdon të jetë në bankën rezervë.

Arthur (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Forma e MSG

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, po shkëlqejnë në Camp Nou, por jo edhe jashtë. Ata kanë shënuar 31 gola së bashku – Messi 13, Suarez 11 dhe Griezmann me shtatë, por nëse ata nuk shënojnë, Barcelona është në vështirësi. /Telegrafi/

FC Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori