LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka mbetura pa buxhet për super yje – ka kthyer kokën kah talentët e mëdhenj, i radhës që pritet të afrohet është Swedberg

Barcelona ka mbetura pa buxhet për super yje – ka kthyer kokën kah talentët e mëdhenj, i radhës që pritet të afrohet është Swedberg

Barcelona ka kthyer vëmendjen te talentet e reja, pasi klubi ka vuajtur financiarisht në këtë vit, ku humbi edhe dy yjet e mëdhenj si Leo Messi dhe Antoine Greizmann.

Fillimisht klubi mbylli marrëveshjen me Rapid Vjenës për huazimin me opsion blerjete sulmuesit austriak Yusuf Demir, i cili tashmë po luan në ekipin e parë.

Para disa ditësh Barça ka siguruar nënshkrimin edhe të mesfushorit turk 17-vjeçar, Emre Demir nga Kayserispor.

Tani radha është nga Suedia, nga ku po flitet për interesin e “blaugranave” për një tjetër mesfushor në rritje, 17-vjeçarin e Hammarbyt, Williot Swedberg.

Talenti në fjalë është ndjekur edhe nga PSG. Mediet suedeze kanë zbuluar se Barça ka hedhur hapa konkretë dhe familja e lojtarit po kërkon akomodim në Barcelonë.

Williot mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë dhe flet mirë spanjisht, kështu që do të ishte shumë e lehtë përshtatja për të.

Vetë futbollisti pranoi se është e vështirë të refuzosh një mundësi të tillë nëse të shfaqet. “Barcelona nuk është një klub dosido. Nuk do t’i thosha jo Barcelonës, edhe pse Valencia është skuadra ime e preferuar në Spanjë, por unë ende nuk jam në atë nivel,” ka thënë talenti i ri.

Sidoqoftë, Hammarby tani për tani nuk ka në plan ta shesë dhe këtë e konfirmojnë nga klubi.

“Është logjike që klubet e mëdha ta ndjekin Swedberg për atë që ai po bën në moshën e tij”, ka thënë tha Jesper Jansson, drejtor sportiv i Hammarby.

Te Hammarby luan edhe futbollisti shqiptar Astrit Selmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori