LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona e rinovuar” – formacioni i të tashmes dhe së ardhmes

“Barcelona e rinovuar” – formacioni i të tashmes dhe së ardhmes

Barcelona është sërish aty ku i takon në Evropë dhe po thotë fjalën e saj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve muajve të fundit me fitore të mëdha.

Në një javë të pamposhtur, skuadra e Xavit fitoi me lehtësi ndaj Napolit dhe tregoi forcë të madhe ndaj Atletico Madridit.


E bëri me Pau Cubarsin, duke realizuar dy ndeshje pothuajse perfekte, me Fermin Lopezin që shënoi në të dyja ndeshjet dhe me pjesëmarrjen vendimtare të Lamine Yamal, në Ligën e Kampionëve dhe Hector Fort në La Liga.

Rikonstruksioni i skuadrës së Barçës, siç e analizoi Xavi Hernández pak javë më parë, po ecën përpara. Trajneri katalanas paraqiti një 11-she të kushtëzuar nga lëndimet, me një moshë mesatare 25.9 vjeç.

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara
Lexo po ashtu Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

Dy të mitur – Cubarsi dhe Yamal – dhe vetëm tre futbollistë mbi të tridhjetat – Andre Ter Stegen, Ilkay Gundogan dhe Robert Leëandoëski – për të dëshmuar fillimin e atyre që janë gjurmët e para të Barçës së së ardhmes.

Në Ligë, mungesa e Joao Cancelos lejoi hyrjen e Hector Fort, një tjetër produkt i La Masia. Ka ardhur një epokë e re në klubin katalunas.

Vetë Xavi beson se disa nga këta futbollistë mund të shënojnë një epokë për klubin e Barçës. Kështu u përgjigj ai këtë të premte kur u pyet për Lamine Yamal dhe Cubarsi.

“Ata duhet të vazhdojnë në këtë nivel. Barça është hapi më i madh në botën e futbollit. Sfida është të qëndrojë në mesin e elitës së futbollit për shumë vite. Por ata kanë gjithçka. Mentalitetin, kushtet dhe aftësinë, për ta bërë këtë. Ata mund të shënojnë një epokë në klub dhe në futbollin botëror”, tha Xavi.

“Mund të shkruajnë një epokë të re në fuboll”- Xavi me fjalë të mëdha për dy talentët e Barcelonës
Lexo po ashtu “Mund të shkruajnë një epokë të re në fuboll”- Xavi me fjalë të mëdha për dy talentët e Barcelonës

Në 11-shen tipike të Barçës këtë sezon, Alejandro Balde (20 vjeç) nuk mungon në krahun e majtë, ashtu sikurse Pedri (21 vjeç) dhe Gavi (19 vjeç) në mesfushë.

Rinovimi ‘me kosto të ulët’ të Laportas ka rikuperuar angazhimin e vendosur në La Masia. Kthimi në gjenezë në kohë krize është bërë zgjidhja më e mirë për Blaugranët.

Misteri i Ansu Fati

Duke lënë mënjanë të panjohurën e nënshkrimeve të ardhshme, duke iu përmbajtur evolucionit natyror të skuadrës sipas moshës dhe performancës, një 11-she jo shumë larg Barçës do të formohej nga Ter Stegen në portë, Jules Kounde, Cubarsi, Araujo dhe Balde në mbrojtje, Frenkie de Jong, Fermin Lopez dhe Gavi në mesfushë dhe një treshe e formuar nga Pedri, Lamine Yamal dhe Vitor Roque në sulm.

Duke parashikuar, sigurisht, që lojtarët kryesorë si Gundogan apo Leëandoëski nuk do të jenë aty ose do të zënë vendin e zëvendësuesit.

Shfaqja e lojtarëve të tjerë të rinj si Inaki Pena dhe Hector Fort këtë sezon ose rikthimi i Eric Garcia dhe Ansu Fati, në huazim te Girona dhe Brighton, do të rriste ndjenjën e një produkti kombëtar dhe rinisë në një skuadër që nuk është  përgatitur për përforcime të mëdha. Jo të paktën për nga numri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori