LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e fiton gjyqin me Neymarin, braziliani detyrohet t’i paguajë miliona ish-skuadrës së tij

Barcelona e fiton gjyqin me Neymarin, braziliani detyrohet t’i paguajë miliona ish-skuadrës së tij

Sulmuesi brazilian Neymar ka humbur gjyqin me ish-skuadrën e tij Barcelonën.

Neymar e kishte paditur në vitin 2017 Barcelonën duke pretenduar se gjiganti spanjoll i kishte atij borxh 43,6 milionë euro për disa bonuse.

Por kampioni në fuqi i Spanjës ishte kundërpërgjigjur menjëherë, duke e paditur brazilianin.

Barcelona e paditi në gjyq Neymarin për t’i rikthyer mbrapsht 22,5 milionë euro që i mori për rinovimin e kontratës si dhe 8,5 milionë të tjera për prishje të imazhit.

E pas tri viteve nëpër seanca të ndryshme, në fund një gjykatë katalunase i ka dhënë të drejtë klubit.

Kësisoj Neymar e ka humbur betejën me Barcelonën dhe tani detyrohet t’i paguajë 6,7 milionë euro.

Neymar e kishte quar këtë çështje në FIFA, por shtëpia më e madhe e futbollit botëror e la gjithçka në dorë të gjykatës që në fund i dha të drejtë Barcelonës.

Vlen të theksohet se Barcelona vazhdon të insistojë ta rikthejë brazilianin në skuadër, pasi edhe vet Neymar dëshironte rikthimin në Camp Nou.

Por pasi ka humbur betejën me ish-klubin e tij në gjyq, vështirë se Neymar do të pranonte tani rikthimin te Barça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori