LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe PSG mbesin duarthatë, Bernardo Silva rinovon kontratën me Man Cityn

Barcelona dhe PSG mbesin duarthatë, Bernardo Silva rinovon kontratën me Man Cityn

Bernardo Silva ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2026.

Mesfushori portugez iu bashkua Man Cityt në verën e vitit 2017 dhe ka dhënë një kontribut të madh në suksesin e klubit, ku sezonin e shkuar fituan tripletën.


Lojtari që kishte kontratë deri në vitin 2025, ka folur për zgjatjen njëvjeçare te kontratës me klubin nga Etihad.

“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme në Manchester City dhe jam i kënaqur që do të zgjas kohën time këtu”.

Barca bën ofertë të përbashkët për Bernardo Silva dhe Joao Cancelo
Lexo po ashtu Barca bën ofertë të përbashkët për Bernardo Silva dhe Joao Cancelo

“Fitimi i tripletës sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri dhe pasion të tillë”.

“Suksesi ju bën të dëshironi edhe më shumë, dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj”.

Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen
Lexo po ashtu Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

“Unë e dua menaxherin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët dhe shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mrekullueshme në vitet e ardhshme”, ka thënë Silva pasi vazhdoi kontratën.

Mesfushori portugez la 308 paraqitje dhe 55 gola me Man Cityn, ku ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Community Shields dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori