Barcelona është gjobitur me 1.500 euro dhe është paralajmëruar për mbylljen të stadiumit nga Komiteti i Konkurrencës.

Kjo për shkak të trazirave të shkaktuara në Camp Nou gjatë El Clasico të mërkurën kundër Real Madrid, ndeshje që u mbyll 0-0.


Gjyqtari Alejandro Hernandez u detyrua të ndalonte lojën për disa qaste, pasi topat të shumtë u hodhën në fushë gjatë pjesës së dytë.

15768542199487

Klubi katalanas është gjykuar për shkelje të nenin 101.2 të Kodit Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili përbëhen "shkelje serioze" për "lëshimin e topave ose objekteve të tjera në fushën e lojës nga tribunat, pavarësisht nëse loja është e ndalur ose jo".

Barcelona është paralajmëruar që në rast përsëritje, mund t’i mbyllet edhe stadiumi për ndeshje të caktuara.

Screenshot 6 1

Pas ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou ka pasur protesta jashtë fushës, ku nuk kanë munguar të lënduarit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app