Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, për një transferim gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, Barcelona ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.


Ai shton më tej se Blaugranët po përgatisin ofertën e tyre të parë pa përfshirë lojtarë për Atleticon, të cilët janë të gatshëm ta shesin argjentinasin për 150 milionë euro.

Raportime të shumta pohojnë se Barcelona ka planifikuar të paraqesë një ofertë me vlerë rreth 90 milionë euro plus bonuse për nënshkrimin e tij, dhe mbetet për t'u parë nëse Los Rojiblancos do ta cilësojnë të mjaftueshme.

Barca është e vendosur të nënshkruajë Alvarez si liderin e ri të sulmit pas largimit të Robert Leëandoëskit, pasi tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për transferimin e Anthony Gordon nga Newcastle. /Telegrafi/

telegrafi sport app