A don me u bo gazetar dhe video editor? Trajnim falas për të rinjtë që duan të hyjnë ose të avancohen në gazetari dhe multimedia.

A je i/e pasionuar pas lajmit? Dëshiron të mësosh si të raportosh nga vendi i ngjarjes, si të realizosh një storie të qartë dhe si ta bësh atë të gjallë me foto, video e formate tjera bashkëkohore digjitale?


Apliko për trajnimin një ditor “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”, që do të mbahet më 19 qershor 2026 në Prishtinë.

Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com

Ky trajnim është për:

  • të rinjtë që duan të bëhen gazetarë,
  • studentët e gazetarisë dhe studentët e fushave tjera,
  • ata që duan të avancojnë aftësitë e tyre në gazetari dhe multimedia.

Çfarë do të mësoni?

  • Si të raportoni nga komuna ku banoni,
  • Si të sjellni rrëfimet dhe ndodhitë nga vendi i ngjarjes,
  • Si të ndërtoni një lajm me strukturë të qartë e profesionale,
  • Si të përdorni fotografi, video dhe elemente tjera multimediale për ta bërë storien më tërheqëse,
  • Si të zgjidhni tema që kanë ndikim real në komunitet.

Kush mund të aplikojë?

  • Të rinjtë prej moshës 18 deri 29 vjeçare nga të gjitha rajonet e Kosovës, me pasion për gazetari dhe multimedia.
  • Inkurajohet pjesëmarrja nga të gjitha komunitetet.

Do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga 7 rajone të Kosovës.
Pjesëmarrja në trajnim do të jetë pa pagesë. Shpenzimet e udhëtimit me transport publik mbulohen nga Telegrafi.

Informata kryesore

Trajnimi mbahet në Prishtinë më 19 qershor 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Afati i aplikimit deri më: 15 qershor 2026

Si të aplikoni?

Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com