LAJMI I FUNDIT:

Barca do t’i dëgjojë ofertat për Malcomin

Barca do t’i dëgjojë ofertat për Malcomin
Malcom (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona është pro idesë për shitjen e Malcomit, edhe pse e ka transferuar gjatë verës që lamë pas.

Lideri i La Ligas është i njoftuar për interesimin e klubeve, mirëpo akoma nuk ka marrë oferta konkrete për shërbimet e tij.


Malcom (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sipas Mundo Deportivo, klubi katalunas do t’i shqyrtojë ofertat që janë fitimprurëse për anësorin brazilian.

Lajmet për Malcom
Lexo po ashtu Lajmet për Malcom

Kujtojmë që në afatin e kaluar kalimtar, Barca ndërhyri në marrëveshjen e Romës dhe ia rrëmbeu lojtarin 21-vjeçar.

Blaugranët shpenzuan 41 milionë euro për blerjen e tij nga Bordeaux dhe natyrisht se duan një shumë të përafërt për shitjen e tij.

Malcom (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Futbollisti që luan në fazën ofensive nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të klubit spanjoll, ashtu që mund të ndodhë largimi i tij.

Lazio ka shprehur interesim për shërbimet Malcom, mirëpo po flitet për një ofertë të majme nga Kina që do ta bindte Barcelonën ta lejojë largimin e tij. /Telegrafi/