LAJMI I FUNDIT:

Barça nuk gabon, fiton dhe rikthen pozitën e parë në La Liga (Video)

Barça nuk gabon, fiton dhe rikthen pozitën e parë në La Liga (Video)

Barcelona ka fituar derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit me rezultat 3-0.

Skuadra e Luis Enriques nuk ka gabuar në derbin lokal ndaj Espanyolit, duke fituar dhe vazhduar të ëndërroj një dështim të Real Madridit dhe të fitoj titullin në La Liga.


Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të mirë për gol, dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin që filloi ndeshja.

Festa e Suarezit tek goli i parë

Megjithatë, pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, pasi Barcelona arriti të tregoj forcën e tyre të vërtetë duke shënuar tri gola dhe duke siguruar fitoren.

Fillimisht ishte Luis Suarez, i cili shfrytëzoi një gabim të Jurados, duke shënuar nga afërsia në minutën e 50 për 1-0.

Barcelona arriti të ngrit epërsinë e tyre në minutën e 76 me anë të Ivan Rakitic, i cili arriti të përfundoj një aksion të mirë pas asistimit të Lionel Messi.

Rakitic duke festuar me gjithë bashkëlojtarët

Goli i tretë dhe i fitores për Barcelonën erdhi në minutën e 87 nga Suarez, që shënoi përsëri nga afërsia dhe vulosi fitoren e gjigantit katalunas.

Pas kësaj fitore, Barcelona arrin të rikthej pozitën e parë me 81 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak, ndërsa Espanyol renditet në vendin e nëntë me 50 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori