LAJMI I FUNDIT:

Barça me magjikun Messi vazhdon e pamposhtur në La Liga, fiton me përmbysje ndaj Alavesit (Video)

Barça me magjikun Messi vazhdon e pamposhtur në La Liga, fiton me përmbysje ndaj Alavesit (Video)
Lionel Messi me golin e tij i jep fitoren Barcelones ndaj Deportivo Alaves në Camp Nou (Getty Images)

Barcelona ka fituar ndaj Deportivo Alavesit në La Liga me rezultat 2-1.

Vendasit u befasuan nga paraqitje e mysafirëve dhe për të arritur deri te fitorja iu nevojit të lodhën më shumë sa që e kishin pritur.


Eric Abidal duke ia dhënë çmimin ‘Lojtari i muajit në La Liga’, Luis Suarezit (Getty Images)

Të parët që shënuan në takim ishin Alaves, ishte John Guidetti ai që shënoi pas një kundërsulmi në minutën e 23-të.

Lionel Messi tentoi të barazojë rezultatin në minutën e 43-të me një goditje mjeshtërore nga gjuajta e lirë, por Fernando Pacheco Flores bëri mrekullinë duke ia mohuar golin.

Lionel Messi i dëshpëruar se nuk arriti të shënojë (Getty Images)

Paulinho rrezikoi në minutën e 70-të dhe dy minuta më vonë Luis Suarez e barazoi rezultatin. Atë që nuk e bëri në minutën e 43-të, Messi e bëri në minutën e 84.

Luis Suarez duke festuar golin e barazimit (Getty Images)

Argjentinasi shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë dhe i dha fitoren e radhës klubit katalunas në kampionatin elitar spanjoll të futbollit.

Barça pas kësaj fitore vazhdon e para në La Liga me 57 pikë, kurse Alaves në vendin e 17-të me 19 pikë.

Festa e Lionel Messit te goli i fitores ndaj Alaves (Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde është ndaj Espanyolit, kurse Derpotivo Alaves pret Celta Vigon. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DcFaOLrUQeg

https://www.youtube.com/watch?v=qjGB44_IAVc