Barça me fitore minimale ndaj Sportingut, por mjaftueshme të mbajë primatin në Grupin D (Video)

Barcelona fitoi ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultat 0-1 në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët mbajtën topin dhe sulmuan vazhdimisht, por nuk arritën të tregojnë diçka në fazën finale të fushës.
Goli i vetëm në takim erdhi nga Sebastian Coates në minutën e 49-të.
Mbrojtësi uruguaian shënoi në portën e tij dhe kështu i dha klubit katalunas tre pikët e radhës.
Pas kësaj fitore Barcelona prin në Grupin D me gjashtë pikë, ndjekur nga Sportingu dhe Juventusi nga tre pikë.
Pa pikë në grup në vendin e fundit është Olympiakosi.
Ndeshja e ardhshme e klubit spanjoll është ndaj klubit grek. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































