Pjesa e parë nuk solli gola e as shumë raste. Gjakovarët më shumë sulmonin, ndërkohë që drenasit në kundërsulme dukeshin më të rrezikshëm. Rastin më të mirë e pati për vendas e pati Ylber Myrtaj në minutën 41 kur gjuan me kokë, por drejt në portier.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe trajneri i njohur gjerman, Klaus Toppmoller, për të cilin flitet se është i interesuar që ta blejë KF Vëllaznimin, raporton Zëri.


Besa këndellet, jo edhe Ferizaj

Ndeshja në Ferizaj ka këndellur Besën e cila shënoi fitore të ngushtë por mjaft të vlefshëm. Në anën tjetër, vazhdon kriza e rezultateve të Ferizajt, duke mbetur kështu në fund të tabelës.

Golin e vetëm Besa ë shënoi në minutën 20, kur pas një harkimi nga krahu, portieri i Ferizajt, Artan Latifi, nuk arriti ta grushtoi topin, i cili erdhi deri te Kastriot Rexha, e ky nuk e lëshoi rastin duke shënuar nga afërsia. Rastin më të mirë në vazhdim e pati përsëri Rexha në minutën 78, kur qëlloi shtyllën. /Zëri/Telegrafi/

Superliga - Java e 7-të:

Drita – Hajvalia 1:2
Drenica – Istogu 2:3
Llamkos Kosova – Trepça ’89 0:0
Vëllaznimi – Feronikeli 0:0
Trepça – Prishtina u ndërpre (21')
Ferizaj – Besa 0:1 

telegrafi sport app