LAJMI I FUNDIT:

Barazojnë Trepça ’89 dhe Arbëria

Barazojnë Trepça ’89 dhe Arbëria

Ka përfunduar pa fitues (1-1) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndeshja ndërmjet Trepçës 89 dhe Arbërisë, e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mysafirëve u mjaftuan vetëm katër minuta që të kalonin në epërsi më golin e Anes Hotit dhe me këtë avantazh shkuan në pushim.


Në gjysmën e dytë, vendasit bënë përpjekje të vazhdueshme duke e kërkuar golin e barazimit.

Këtë e arritën në minutën e 70-të takimit kur Adenis Shala e barazoi rezultatin.

Dy skuadrat ndodhen në pozitat gjashtë dhe shtatë, ndërsa kanë arkëtuar pikë të barabarta, nga 22. /Telegrafi/