LAJMI I FUNDIT:

Banorët nuk duan ndërtimin e Gjykatës në Bresje të Fushë Kosovës

Banorët nuk duan ndërtimin e Gjykatës në Bresje të Fushë Kosovës

Banorët e Bresjes së Fushë Kosovës, kanë bërë peticion me 260 nënshkrime kundër ndërtimit të Gjykatës pranë ndërtesave ku banojnë. Sipas tyre, ky ndërtim i këtij institucioni përpos që është i lartë, do t’u pamundësoj edhe fëmijëve të tyre të kenë një kënd të lojërave.

Kryetari i kësaj Komune tha se do të ndërtohet edhe objekti i Gjykatës edhe një kënd i lojërave për fëmijët.


Dyzene Arnauti banore e Bresjes së Fushë Kosovës, thotë se është i papranueshëm vendimi i Komunës që lokacioni i Gjykatës të jetë para ndërtesës ku banojnë, pasi që sipas saj nuk do të ketë më hapësirë shfrytëzuese për fëmijët.

“Po i bllokojmë fëmijët në brendësi të banesave. Në këtë vend nuk luajnë vetëm fëmijët e këtyre ndërtesave të vjetra, por edhe fëmijët e banesave të reja mblidhen në këtë vend për të luajtur”, tha banorja Dyzene Arnauti.

Madje, përpos ankesës drejtuar kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës për të mos e ndërtuar objektin e gjykatës në këtë pjesë, banorët kanë bërë edhe një peticion  me 260 nënshkrime për këtë çështje.

“26 familje të këtyre banesave të vjetra që kanë pronësinë e këtij vendi kanë nënshkruar peticionin. Peticionit i janë bashkuar edhe banorët e këtyre ndërtesave tjera që janë afër me ndërtesën e vjetër”, shprehet banori Shaban Bërbatovci, përcjell Telegrafi.

“Ndërtimet në këtë vend na prishin shumë punë pasi uzurpohet i vetmi kënd i lojërave ku luajnë fëmijët. Vetëm në banesat e vjetra janë rreth 260 familje pa përfshirë këtu edhe banorët e ndërtesave të reja dhe atyre që janë në ndërtim e sipër”, shprehët qytetari tjetër Florim Sopjani.

Meqë kryetari Burim Berisha nuk është përgjigjur në thirrjen e emisionit “Zyra e Ankesave” për shqetësimin e këtyre banorëve, atëherë ekipi gjatë transmetimit live ka shkuar tek kryetari i kësaj komune Burim Berisha, i cili premtoi se do të bëhet këndi i lojërave për fëmijët.

“Kuvendi ka marrë vendim që të jetë aty ndërtesa e gjykatës. Ai peticion do të shqyrtohet dhe Kuvendi Komunal do të vendos a do të ndërtohet aty apo jo. Unë besoj se aty do të jetë sepse është vend i përshtatshëm për këtë çështje. Në atë vend nuk ka kënd të lojërave por ne aty afër do t’ua bëjmë një kënd të lojërave…Ka mundësi”, tha Burim Berisha.

Banorët deklaruan se me çdo kusht do të ndalojnë ndërtimin e këtij institucioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori