Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë klientëve.
Emrat, Adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat ishin ruajtur në dy shirita magnetikë, që duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në 2016.
Por, pavarësisht se nuk ka prova se shiritat janë shkatërruar, banka nuk i ka thënë klientëve se mund të ketë ndonjë problem për ta. Ky është skandali më i fundit në të cilin përfshihet huadhënësi më i madh në Australi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Në një prezantim për bursën australiane, banka tha se nuk mund të konfirmonte se shiritat që mbanin 15 vite të dhëna ishin shkatërruar brenda rregullave. Por, ajo tha se një hetim i pavarur kishte dalë në përfundimin se skenari më i mundshëm është ai sipas të cilit, shiritat janë hequr qafe.
Banka sqaron se në shirita nuk kishte password-e, pine apo të dhëna të tjera që mund të përdoreshin për ndonjë vjedhje dhe nënvizoi po ashtu se nuk ka të dhëna që informacionet e klientëve mund të jenë kompromentuar.
Sidoqoftë, mekanizmat e monitorimit, sipas saj, mbeten në fuqi. Ishte Buzzfeed i pari që raportoi për humbjen e shiritave, duke pretenduar se ato duhet të shkatërroheshin nga Fuji Xerox pas nxjerrjes nga përdorimi nga ana e qendrës së të dhënave.
Sipas drejtuesve të bankës, incidenti është i papranueshëm dhe vetë shefi Angus Sullivan, kërkoi ndjesë për ndonjë shqetësim që mund ti ketë shkaktuar klientëve. Shkelja e privatësisë vjen në një kohë kur bankat australiane janë nën vëzhgim për shkak të një hetimi mbi bankat.
Muajin e kaluar u tha në kuadër të këtij hetimi se Commonwealth Bank kishte mbledhur tarifa nga klientë që e dinte se kishin vdekur. Në një rast, një këshilltar kishte mbledhur tarifa nga një ish-klient për më shumë se një dekadë.
Sekretari i financave në Australi ka paralajmëruar se ekzekutivët financiarë mund të përballen me dënime të forta, përfshirë edhe dënimet me burg, nga provat e dala prej hetimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre