LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, projekton 3.6 për qind

Banka Botërore ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, projekton 3.6 për qind

Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8 për qind pritshmërisë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6 për qind, nga 2.8 për qind që ishte ky parashikuar në qershor të këtij viti, njoftoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9 për qind në vitin 2021 dhe 4.8 për qind në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022.


Factor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me Bashkimin Evropian, që lehtëson investimet, remitancat dhe eksportet. Ndërtimi dhe turizmi vlerësohen si katalizatorë kyç të rritjes ekonomike,” shkruhet në raportin e BB.

Referuar zhvillimeve aktuale, BB thekson se indikatorët kryesorë ekonomikë sugjerojnë përshpejtim të rritjes gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, me numrin rekord të vizitorëve të huaj në korrik 2022 dhe përshpejtimin e aktivitetit të ndërtimit.

Rritja e të ardhurave nga punësimi, rritja e kreditimit, indikatorët e ndjesisë ekonomike të bizneseve dhe konsumatorëve, si edhe të ardhurat nga taksat sugjerojnë një rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë dhe të tretë, si pasojë e rritjes së konsumit, investimeve dhe eksporteve.

Punësimi u rrit me 4.4 për qind në tremujorin e parë 2023. Rritja e pagave dhe punësimi incentivuan pjesëmarrjen e krahut të punës (mosha 15+) në punësim, e cila arriti në 64 për qind në tremujorin e parë 2023, shifra më e lartë që nga viti 2019.

Nisur nga rritja e fortë e GDP-së për frymë në vitin 2023, varfëria projektohet të zbresë me 1.9 për qind, duke arritur në 22.2 për qind.

BB parashikohet që rritja ekonomike të jetë 3.6 për qind në vitin 2023, nisur edhe nga kushtet financiare ndërkombëtare.

Megjithatë, rritja e aktivitetit të turizmit dhe ndërtimit pritet të shtyjë përpara eksportet, konsumin dhe investimet në vlera të përafërta me periudhën para pandemisë.

Borxhi publik pritet të zbresë në nivelin 63.1 për qind e PPB-së në vitin 2023 dhe projektohet të zbresë edhe më shumë në afatmesëm, si pasojë rritjes së lartë nominale dhe reduktimit gradual të defiçitit fiskal, parashikon në raportin e fundit Banka Botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori