LAJMI I FUNDIT:

Balotelli gjithmonë i gatshëm për Italinë

Balotelli gjithmonë i gatshëm për Italinë

Mario Balotelli ka premtuar se do të jetë gjithmonë në dispozicion të Italisë, ndërsa tash e ka të qartë se të tjerët e meritojnë më shumë se ai ftesën.

Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur për përfaqësuesen që nga Kampionati Botëror i vitit 2014, ndërsa më pas u ftua vetëm një herë nga Antonio Conte, kurse akoma nuk është ftuar nga Giampiero Ventura.


“E përsëris: Jam duke e pritur momentin e duhur. Nëse përzgjedhësi akoma nuk më ka ftuar, do të thotë se të tjerët e meritojnë më shumë se unë”.

Balotelli zgjedh trajnerin më të mirë dhe më të keq
Lexo po ashtu Balotelli zgjedh trajnerin më të mirë dhe më të keq

“Unë do të jem gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar”, është shprehur SuperMario për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/