LAJMI I FUNDIT:

Balotelli afër rikthimit në Ligën Premier

Balotelli afër rikthimit në Ligën Premier

Fulham thuhet se është i interesuar për sulmuesin e Adana Demirspor, Mario Balotelli, ndërsa ata fillojnë të përgatiten sërish për jetën në Ligën Premier.

Skuadra e Londrës Perëndimore aktualisht është në krye të tabelës së Championshipit anglez dhe vendi i tyre në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm është plotësisht i garantuar tani.


Investime të rëndësishme do të nevojiten gjatë verës për t’i mbajtur ata në nivelet më të larta, ku gjenden shpërblime të rëndësishme financiare.

Të gjitha lajmet nga Mario Balotelli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mario Balotelli

Siç raportohet nga gazeta turke Star, Fulham dëshiron të rikthejë Balotellin në Ligën Premier në verë për të forcuar sulmin e tyre.

Sulmuesi 31-vjeçar italian po kalon një sezon të suksesshëm në Turqi dhe madje u thirr në kampin stërvitor të Azzurrëve nga trajneri Roberto Mancini muajin e kaluar.

Balotelli ka bërë 22 paraqitje në Superligën e Turqisë deri më tani këtë sezon, për gjithsej 1480 minuta. Në atë kohë, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë tre asistime. /Telegrafi/