Ballkani dhe Cluj do të përballen në ndeshjen e parë të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Për suharekasit është hera e parë në histori që marrin pjesën në një garë evropiane, derisa Cluj edhe më parë ka luajtur në garat evropiane, derisa edicionin e kaluar ishte në grupet e Ligës së Konferencës.
Takimi i parë mes dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.
Mysafirët janë favorit në letër për faktin se kanë përvojë më të madhe në garat evropiane dhe janë më lart në ranglistën e UEFA-s.
Vlera e skuadrave
Dallimi në vlerën e dy skuadrave në faqen e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ është shumë i madh.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka një vlerë totale prej 4,18 milionë euro nga me 27 futbollistë në total.
Ndërkohë vlera e ekipit rumun është shtatë herë më e lartë se sa ajo e ekipit kosovar.
Cluj ka në radhët e veta 34 futbollistë që kanë vlerë të përbashkët prej 29 milionë eurove.
Futbollistët më të shtrenjtë nga të dyja skuadrat
Ballkani është një skuadër me buxhet shumë herë më të vogël se Cluj dhe natyrisht edhe futbollistët e kampionit kosovar kanë vlerë më të vogël në tregun e transferimeve.
Sulmuesi anësorë, Ermal Krasniqi është futbollisti me vlerën më të madhe te Ballkani me 350 mijë euro.
Ndërkohë pas tij vijnë dy kapitenët Edvin Kuc dhe Armend Thaqi që kanë një vlerë prej 300 mijë eurove.
Në pozitat katër dhe pesë si futbollistët më të vlefshëm tek kampioni kosovar janë Rrustem Hoxha dhe Nazmi Gripshi që kartoni i tyre vlerësohet 275 mijë euro.
Në anën tjetër te kampioni në fuqi i Rumanisë futbollistët më të vlefshëm janë nga reparti i mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi Andrei Burca është futbollisti që ka vlerën më të madhe te Cluj me katër milionë euro.
Në pozitën e dytë është mbrojtësi i djathtë Cristian Manea edhe ky me nënshtetësi rumune.
Sulmuesi kroat, Gabriel Debeljuh është i treti më i vlefshëm tek Cluj me 2,2 milionë euro.
Ndërkohë listën prej top pesë futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin spanjolli Jefte Betancor dhe rumuni Alexandru Paun që kanjë vlerën e njëjtë prej 1,6 milionë eurove.
Trofetë dhe arritjet më të mëdha të dy klubeve
Ballkani nuk është njohur si skuadër që fiton trofe në futbollin kosovar. Në fakt trofeu i parë në Suharekë shkoi këtë vit, ku ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja fitoi titullin e kampionit.
Pra në histori të klubit, Ballkani ka vetëm një titull të kampionit, por ka një sukses që nuk e ka arritur asnjë klub nga Kosova.
Suksesi më i madh i suharekasve është padyshim arritja në grupe të një gare evropiane, gjë që nuk e ka bërë më parë asnjë skuadër e vendit tonë.
Dallim të madh ka në aspektin e trofeve kampioni në fuqi i Rumanisë, CFR Cluj.
Cluj ka fituar 16 trofe shtetërorë, ku ka fituar tetë herë titullin e kampionit në Rumani, me edicionin 2007/08 që ishte hera e parë.
Gjiganti rumun ka fituar edhe katër herë Kupën e Rumanisë si dhe katër herë të tjera Superkupën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllet pjesa e parë, Manchester City dominimin, Real Madridi golin
Shumë raste, por nuk ka gola në Gjermani: Mbyllet pjesa e parë mes Bayernit dhe Arsenalit
Një luftë të madhe që pret fituesin: Turki Alalshikh lë të kuptohet se klauzola e revanshit të Fury dhe Usyk është gati
Formacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE