LAJMI I FUNDIT:

Ballkani njofton për ndërprerjen e kontratave me katër futbollistë

Ballkani njofton për ndërprerjen e kontratave me katër futbollistë
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë.

Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit në Facebook thuhet se Kushtrim Gashi, Theophilus Solmon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, nuk janë më pjesë e skuadrës nga Suhareka.

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, nuk janë më pjesë e FC Ballkanit”.

SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2022/23 - njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion
Lexo po ashtu SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2022/23 - njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion

“Me lojtarët e lartcekur i kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim”.

“Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/