LAJMI I FUNDIT:

Ballkani njofton për largimin e tre lojtarëve

Ballkani njofton për largimin e tre lojtarëve

Ballkani ka njoftuar se nga skuadra e tyre janë larguar tre futbollistë: Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Arbër Shala.

Së bashku me ta është larguar edhe drejtori sportiv, Avni Bytyqi.


“Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat.  Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe  i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës”.

“Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Evropës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri”.

“Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falënderuar Arbrin i urojme shume suksese gjet karrierës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/