LAJMI I FUNDIT:

Bale deklarohet pas dy golave dhe asistimit: Kam qenë i lumtur prej se jam kthyer te Tottenhami

Bale deklarohet pas dy golave dhe asistimit: Kam qenë i lumtur prej se jam kthyer te Tottenhami
(Foto: Instagram/garethbale11)

Gareth Bale ka thënë se është i ndier e lumtur prej se është kthyer te Tottenham Hotspur, edhe pse forma e tij nuk ka qenë e pëlqyer.

Uellsiani shkëlqeu në sfidën e të dielës ndaj Burnleyt, ku shënoi dy gola, dhuroi një asistim fantastik (në golin e Harry Kane) dhe madje ishte i përfshirë edhe në aksionin e golit të Lucas Mouras.


Anësori ka qenë startues vetëm në dy nga tetë paraqitjet e tij në Ligën Premier, kurse më herët kishte realizuar vetëm një gol. Sidoqoftë, ai ka mohuar të ketë qenë i frustruar me mungesën e minutazhit të lojës.

(Foto: Instagram/garethbale11)

“Më e rëndësishmja ishte se e kemi ditur që nuk kemi qenë në një rrjedhë të mirë rezultatesh dhe duhej të ktheheshim te fitorja”.

“Bale është rikthyer” – tifozët e Totenhamit të mahnitur me formën e tij ndaj Burnleyt
Lexo po ashtu “Bale është rikthyer” – tifozët e Totenhamit të mahnitur me formën e tij ndaj Burnleyt

“Nuk janë të rëndësishëm vetëm golat, por edhe e gjithë loja dhe ndihma ndaj skuadrës. Jam i gëzuar për golat dhe asistimin dhe për çfarëdo tjetër që mund t’i ndihmoj ekipit”.

(Foto: Instagram/garethbale11)

“Kam qenë i lumtur gjatë gjithë sezonit. Në zhveshtore ndihesha komod dhe po kënaqem. Jam i kënaqur dhe me siguri se këtë po e tregoj në fushë”.

“Nuk jam hidhëruar për zëvendësimin. Janë edhe shumë ndeshje përpara. Është me rëndësi që të fitoj minuta ndeshje pas ndeshjeje”, është shprehur Bale për BBC Match of the Day. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori