LAJMI I FUNDIT:

Balaj mesazh De Biasit para ndeshjes me Rumaninë

Balaj mesazh De Biasit para ndeshjes me Rumaninë

Ai gol fantastik i Bekim Balajt në Aveiro ndaj Portugalisë i hapi rrugën kualifikimit historik të Shqipërisë në Evropian, por edhe pse luajti një rol shumë të rëndësishëm në eliminatore, sulmuesi shkodran ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Euro 2016-të.

Balaj i ka ndjekur nga stoli dy ndeshjet e para të Kombëtares Kuqezi në Grupin A, ndaj Zvicrës dhe Francës, por ky fakt nuk e demoralizon 25-vjeçarin, i cili po pret momentin e tij.


“Të them të drejtën që në momentin që kemi ardhur këtu kam qenë në dispozicion të skuadrës për të dhënë maksimumin tim, gjithsesi është trajneri ai që vendos. Në ndeshjen ndaj Francës mund të isha aktivizuar në minutat e fundit por dëmtimi i Ajetit prishi planet e trajnerit. Megjithatë unë po përgatitem maksimalisht dhe shpresoj që ndaj Rumanisë të vijë momenti tim”.

Balaj është i bindur se ndaj Rumanisë të Dielën në Lyon do të ketë minutat e tij dhe nuk mendon kurrsesi se do ta mbyllë Evropianin francez pa debutuar.

“As që mund ta mendoj se mund ta mbyll Evropianin pa luajtur fare. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur dhe shpresoj të bëj debutimin tim.”

Dy humbje dhe asnjë pikë e grumbulluar në dy ndeshjet e para në grup ndaj Zvicrës dhe Francës, kanë pakësuar shanset e Shqipërisë për të avancuar në raundin e 1/8-ave të Euro 2016, por Balaj nuk e humbet besimin dhe shpreson deri në fund te kualifikimi.

“Kemi marrë dy humbje normalisht të pamerituara por gjithsesi janë dy humbje dhe kemi 0 pikë. Ndeshja me Rumaninë është shansi ynë i fundit, do të japim maksimumin për ta fituar këtë sfidë, dhe më pas do të shpresojë të rezultatet e skuadrave të tjera për të tentuar kualifikimin. Mendoj se në këtë ndeshje duhet të japim akoma edhe më shumë se në dy ndeshjet e para për të marrë fitoren e parë në Euro 2016-të”.

Pavarësisht humbjeve, Shqipëria ka bërë dy paraqitje shumë të mira në 2 ndeshjet e para dhe që tani mund të thuhet me plot gojën se kuqezinjtë e Gianni De Biasit e kanë fituar evropianin e tyre. Megjithatë Balaj mendon se Shqipëria nuk do të largohet pa asnjë pikë nga Franca.

“Si eksperiencë e parë kemi bërë paraqitje pozitive, dhe mendoj se të gjithë e pranojnë që Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj duke qenë këtu në Francë. Në dy ndeshjet e para edhe pse kemi luajtur mirë nuk kemi marrë rezultat por duhet t’i gëzohemi paraqitjeve tona dhe të tentojmë të bëjmë maksimumin në ndeshjen e fundit të grupit për të marrë edhe pikat e para në këtë kampionat Evropian”.

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori