LAJMI I FUNDIT:

Balaj-Halimaj: Prej se VV mori pushtetin në Prizren, migrimi është rritur 400% në këtë qytet

Balaj-Halimaj: Prej se VV mori pushtetin në Prizren, migrimi është rritur 400% në këtë qytet

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj e cila është edhe anëtare e kryesisë së Nismës ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’i kthehen qytetarëve nga komunarët.

Balaj-Halimaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se para se VV të flas për komunat tjera, duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve.

Ajo po ashtu tha se që nga koha kur mori pushtetin Vetëvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

“Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetëvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!  Nëse për largimin e qytetarëve nga komunat tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren! Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne”, ka shkruar Balaj-Halimaj, në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori