LAJMI I FUNDIT:

Bakaj kërkon fitore ndaj Besës

Bakaj kërkon fitore ndaj Besës

Liria ka fituar në mesjavë përballë Flamurtarit 2-0 duke mbetur në garë për kreun e tabelës.

Kësisoj skuadra prizrenase do të ketë edhe një ndeshje tjetër më të lehtë në letër.


Bardhezinjtë do të jenë nikoqir të Besës së Pejës, e cila po luan në ndeshjet e fundit me junior pas problemeve financiare.

Portieri i prizrenasve, Edvan Bakaj ka thënë për faqen zyrtare të klubit se do ta marrin ndeshjen me seriozitetin më të madh.

“Pres që të japim maksimumin dhe ta marrim ndeshjen shumë seriozisht. Ne, jemi favoritë në letër, por këtë duhet dëshmuar në fushë”.

“Të marrim tre pikshin e ri, që të jemi në hap me skuadrat pretendente’, ka thënë portieri tiranas i Lirisë, Edvan Bakaj.

Ndeshja mes Lirisë dhe Besës së Pejës do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. /Telegrafi/