LAJMI I FUNDIT:

​Bajrami: Qytetarët s’po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve

​Bajrami: Qytetarët s’po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve

Ish-ministrja e Financave, njëherësh deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 për mungesë të qasjes së duhur për vaksinimin kundër COVID-19 në kohën kur vendi po shënon shifra alarmante si pasojë e sëmundjes infektuese.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 36 të vdekur, shifër kjo rekorde që prej shpërthimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar.


Në reagimin e saj, Bajrami thotë se qytetarët nuk po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve, përgjegjësi kjo e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pavarësisht se në shoqërinë tonë sikur në secilën shoqëri tjetër ka të tillë që nuk donë të vaksinohen, prej që ka filluar vaksinimi ne nuk e kemi parë një qendër të vaksinimit që s’ka pasur punë sepse s’ka pasur pacientë. Sot, asnjë qytetar nuk mund të bëj termin për vaksinim sepse s’ka termin. Përgjegjësi kjo e qeverisë dhe e ministrisë së Shëndetësisë!!! Mos i fajësoni qytetarët që s’dëshirojnë të vaksinohen, sepse ende nuk janë vaksinuar ata që po donë”, shkruan Bajrami në Facebook.

“Sot, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta 36 familjeve që kanë humbur me të dashurit e tyre! Qoftë dita ma e keqe kjo në historinë e pandemisë, për vendin tonë! Popullista zgjohuni, mos i shihni njerëzit veç si vota. A e dinë që fëmijëve që sot ju kanë vdekur prindërit ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar nuk ka qeveri që mund ta kompensojë. Kur je në Qeveri nuk mundesh me qeverisë sipas sondazheve as sipas zhurmës së duartrokitjeve, ka raste kur vendimet janë shumë të rënda por prapë duhet të merren, sepse për atë arsye je aty. A e keni pakon e ringjalljes 420 milionë euro? Merrni masa! Mbështetni bizneset! Mbështetni qytetarët! Shpëtoni jetë! Zgjohuni dhe largoni mjegullën e vetëkënaqësisë që ju ka kapluar, se na morët në qafë! ”, përfundon reagimi i ish-ministres Bajrami.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori