Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pjesëmarrja e koleges së saj nga kjo parti, Teuta Rugova në nisjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është kundër qëndrimeve të partisë pjesë e cilës është ajo.

“Është përfaqësim për të keq për LDK-në dhe elektoratin e LDK-së”, ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova.

Bajrami ka theksuar organet e partisë do të vendosin nëse do të ndërmarrin masa ose jo.

“LDK ka edhe një mekanizëm tjetër ndëshkimit të lirë – ndëshkimi i votës qytetare. Kemi parë reagimin e elektoratit të LDK-së kundër deputetes Rugova. Nuk ka nevojë për ndëshkime formale pasi që është elektorati që do i japë përkrahje ose do ta dënojë në të ardhmen”.

“Qëndrimet e deputetes Teuta Rugova janë në kundërshtim me veprimtarinë shekullore të babait të saj, presidentit Rugova që është akrkitekti kryesor i pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.