LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Shumë akterë janë në përpjekje për të justifikuar me çfarë të munden, mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Bajqinovci: Shumë akterë janë në përpjekje për të justifikuar me çfarë të munden, mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se shumë akterë, janë në përpjekje për të justifikuar me çfarë të munden, mocionin për rrëzimin e Qeverisë antikorrupsion.

Ai ka pohuar se vendosmëria e treguar nga Qeveria në luftë kundër krimit, korrupsionit, monopolit, nepotizmit ka frikësuar shumë njerëz nga të gjitha partitë.


“Kosova kishte nevojë për bashkim antikorrupsion jo për të kundërtën: bashkimin e të korruptuarve kundër Qeverisë antikorrupsion. E ardhmja do të tregojë edhe më shumë fakte të këtij bashkimi. Ai, nuk ka të bëjë fare as me miqësinë e pazëvendësueshme me SHBA, as me asgjë tjetër. Ka të bëjë me diçka shume të thjeshtë: ruajtjen e plaçkës së vjedhur”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka bërë të ditur se nuk do të ndalen dhe se do të jenë bashkë me këdo që ka vullnet e ideal shtetin pa korrupsion.

“Ne s’ndalemi. Jemi bashkë me këdo që ka vullnet e ideal shtetin pa korrupsion, nepotizëm me rend e ligj. Këto janë vlera perëndimore të botës së qytetëruar”, vijon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori