LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci kërkon përgjegjësi nga vendimet e fundit të Bordit të KRU ‘Prishtina’

Bajqinovci kërkon përgjegjësi nga vendimet e fundit të Bordit të KRU ‘Prishtina’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu nga ana e Bordit të Drejtorëve.

Bajqinovci me anë të një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga ministria përgjegjëse që të merren masa ndaj parregullsive të dala nga raporti i Auditimit, ku sipas tij ka nxjerrë shumë shkelje.


“Raporti i Auditimit për KRU ‘Prishtina’, ka nxjerrë shumë shkelje e parregullsi në këtë kompani publike. Si rezultat, janë konstatuar humbje dhe keqmenaxhim. Sindikata duhet t’i publikojë emrat e krejt familjarëve të menaxhmentit dhe të politikanëve që janë punësuar në ujësjellësin regjional”, ka shkruar Bajqinovci.

Bordi i Drejtorëve të KRU 'Prishtina' miraton kërkesën për lirim nga detyra të kryeshefit ekzekutiv, Ilir Abdullahu
Lexo po ashtu Bordi i Drejtorëve të KRU 'Prishtina' miraton kërkesën për lirim nga detyra të kryeshefit ekzekutiv, Ilir Abdullahu

“I njëjti Bord është përgjegjës edhe për raportin e Auditorit e jo vetëm drejtori i shkarkuar. Ministria përgjegjëse duhet të marrë masa edhe pse ky Bord ka përgjegjësi në raport me kërkesat e punëtorëve dhe të zgjidhin problemet që janë akumuluar në kompani. Si deputet, do t’i përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në të ardhmen dhe do të mbeshtese ne te gjitha format që më mundëson mandati i deputetit për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve në këtë kompani”, ka kërkuar ai.

Shkrimi i plotë i Bajqinovcit

Reagim ndaj ngjarjeve të fundit në KRU “Prishtina”

Raporti i Auditimit për KRU “Prishtina” ka nxjerrë shumë shkelje e parregullsi në këtë kompani publike. Si rezultat, janë konstatuar humbje dhe keqmenaxhim.

Sindikata duhet t’i publikojë emrat e krejt familjarëve të menaxhmentit dhe të politikanëve që janë punësuar në ujësjellësin regjional “Prishtina”.

Mbështes reagimin sindikal të punëtorëve KRU “Prishtina” ndaj kësaj situate e cila ndikon që të ngritën probleme për zgjidhje në këtë kompani tepër të rëndësishme për shërbimet publike bazike për qytetarët.

Sindikata e Ujësjellësit “Prishtina” është e pakënaqur me vendimet bordit duke filluar nga shkarkimi i drejtorit, sepse është bordi ai që i ngarkon dhe i shkarkon, por gjithnjë edhe më herët janë shkarkuar dy drejtorë edhe sot kompania e ujësjellësi “Prishtina” duhet t’i paguajë 200 mijë euro ata.

I njëjti bord është përgjegjës edhe për raportin e auditorit e jo vetëm drejtori i shkarkuar.

Ministria përgjegjëse duhet të marrë masa edhe pse ky bord ka përgjegjësi në raport me kërkesat e punëtorëve dhe të zgjidhin problemet që janë akumuluar në kompani.

Si deputet, do t’i përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në të ardhmen dhe do të mbështesë në të gjitha format që më mundëson mandati i deputetit për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve në këtë kompani. /Telegrafi/