LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kërkon zbatimin e masave të reja antiCOVID-19

Bahtiri kërkon zbatimin e masave të reja antiCOVID-19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga inspektorët komunalë që të fillojnë me zbatimin e masave të reja, duke vendosur pikat shenjëzuese për krijimin e distancës së duhur mes tavolinave në të gjitha lokalet e gastronomisë që operojnë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas një njoftimi, Bahtiri gjatë një takimi me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Jugor të Policisë është koordinuar lidhur me zbatimin e masave të reja të marra në mbledhjen e kaluar të Shtabit Emergjentit Komunal.

Nga ana e inspektorëve komunalë u bë e ditur që këto masa veçse kanë filluar së zbatuari në teren që nga dita e djeshme, dhe pikat e shenjëzuara do të përfundojnë nesër në bashkëpunim me zyrtarët nga Drejtoria e Kadastrës.

Gjithashtu inspektorët komunalë potencuan se në bashkëpunim me policinë janë duke kryer inspektime të vazhdueshme në gjithë qytetin, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset t’i përfillin masat dhe rekomandimet e vendosura nga niveli lokal si dhe nivelet më të larta të institucioneve shëndetësore.

Kryetari Bahtiri ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët dhe lokalet e gastronomisë që të respektojnë masat e Shtabit Emergjent, si dhe udhëzimet nga IKSHPK-ja, pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori