LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Greva e minatorëve të Trepçës ishte rezistencë kundër presioneve të Serbisë

Bahtiri: Greva e minatorëve të Trepçës ishte rezistencë kundër presioneve të Serbisë

Kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se greva e minatorëve 30 vjet më parë, ishte në mbrojtje të ekzistencës së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka shkruar se rezistenca e minatorëve, ishte kundër presioneve ndaj shtetit serb.


“Sot nisi manifestimi “Java e Minatorëve” në shenjë përkujtimi të 30 vjetorit të Grevës së njohur të minatorëve, ku përkujtuam grevën e cila ishte mbajtur në mbrojte të ekzistencës së Kosovës në vitin 1989. Greva historike e minatorëve të “Trepçës” ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën”, ka shkruar Bahtiri, transmeton Telegrafi.

Bahtiri grevën e minatorëve e ka vlerësuar si një nga ngjarjet më të fuqishme drejt pavarësisë.

“Minatorët me atë grevë arritën që të mobilizojnë gjithë shqiptarët kudo që janë, që të kyçen në aktivitetet mbarëkombëtare për çlirim nga okupatori serb dhe kjo padyshim ishte një nga ngjarjet më të fuqishme dhe më të rëndësishme në rrugëtimin tonë shekullor drejt lirisë dhe pavarësisë”, përfundon postimi i Agim Bahtirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori