LAJMI I FUNDIT:

Baçev: Të gjithë bashkërisht u çuam në këmbë të ndalojmë që të fshihet gjithçka që është maqedonase

Baçev: Të gjithë bashkërisht u çuam në këmbë të ndalojmë që të fshihet gjithçka që është maqedonase

“Shtabi i krizës kundër referendumit” mbrëmë në kuadër të fushatës “Maqedonia bojkoton” mbajti më shumë takime në komunat Rankovce, Nagoriçane dhe Kumanovë. Në takim flitej  për rëndësinë e referendumit.

Koordinatori i Shtabit të krizës kundër referendumit, Dragan Ugrinovski ju bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen nga kërcënimet dhe presionet e qeverisë, duke theksuar përgjegjësinë e të gjithëve në këto momente historike, siç tha ai, ta mbrojmë shtetin dhe popullin maqedonas nga të gjithë ata që dëshirojnë të na fshijnë si maqedonas.


Kryetari i partisë pro-ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev i cili është pjesë e “Shtabit të krizës kundër referendumit” i përbërë nga më shumë se 70 organizata bëri thirrje në bojkot dhe mos dalje në referendum dhe në këtë mënyrë më 30 shtator të mbrohet Maqedonia maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimin që referendumi mos të kalojë duhet ta sjellim bashkërisht, për shkak se bëhet fjalë për atdheun tonë, për të ardhmen tonë. Mos ju besoni gënjeshtrave populliste të qeverisë se priten miliardë euro nga BE-ja në Maqedoni, shëndetësi falas dhe arsim për maqedonasit në vendet anëtare në BE. Mos i besoni qeverisë kukull në Shkup për shkak se jeta erdhi vetëm për qeverinë dhe bizneset e tyre duan anëtarësim në NATO, sepse NATO-ja ju garanton të vjedhurën e të gjithë atyre që kryen vjedhje të popullit. NATO-s nuk i intereson vjedhja, por dëshiron politikan të dëgjueshëm që i shërbejnë besnikërisht. E madhe është përgjegjësia e kësaj gjenerate maqedonase, pasardhësit tanë nuk kanë arritur në vitin 1913 kur Maqedonia ishte e ndarë, të mos lejojmë edhe për ne pas 100 viteve të shkruhet në librat se nuk kemi arritur”, tha Baçev

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori