Këngëtarja e re Baby G ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin "Enough".

Kënga është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, ndërsa ekskluzivitetin e saj e mban kompania e njohur ndërkombëtare 'Sony Music', me të cilën këngëtarja nëshkroi kontratë pak muaj më parë.


"Enough" është realizuar edhe me klip, në të cilin Baby G vjen me disa skena mjaft të nxehta, duke ekspozuar linjat e saj të përkryera.

Klipi është punuar nga produksioni kosovar XL Films. /Telegrafi/