LAJMI I FUNDIT:

BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video)

BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video)

Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të demantuar se ai është rrahur nga BabaStars. Ai ka postuar edhe një video, ku shfaqet shëndoshë e mirë dhe ku po ashtu shfaq një stoli të një prej anëtarëve të BabaStars. Të njëjtën gjë më vonë e kanë bërë edhe këta të fundit, me Ledrin që e ka ftuar Noizyn për duel tjetër në Zurich.

Ngjarja e cila besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Zurichut në ora 9:00 të mëngjesit ka pasur për protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizyn, ashtu si një mik të këtij të fundit. Burimet e Telegrafit kanë konfirmuar se Noizy ka pësuar lëndime dhe se është rrahur nga BabaStars, por këtë e ka demantuar reperi kontravers.

“Në Zurich në gjendje shumë të mirë. Thuju atyre ta bëjnë një video tani pasi Noizy e bëri hahahahahha”, është shprehur Noizy në profilin e tij në Facebook.


Më poshtë mund të shihni dhe videon në të cilën Noizy ‘reklamon’ pjesët e trupit të tij në ora 15:00, vetëm 20 minuta pas lansimit të lajmit nga ana jonë. Noizy në këtë video po ashtu ka shfaqur një stoli e cila besohet se i takon një prej figurave kryesore të BabaStars, Ledrit.

Nga ana tjetër, disa orë pas rrahjes, anëtari i BabaStars, Visar Shala, ka postuar një fotografi ku është shfaqur shëndoshë e mirë dhe pa shenja nga rrahja. Pos Visarit, në Twitter është shprehur edhe Ledri, i cili ka shkruar:

“A osht bajram sot a?! Se i kena pre dy kurbana për hapjen e Duplex-Club në Zurich Mo-fo City1 haha That’s What’s Up, BabaStars”, ka theksuar Ledri duke i quajtur anëtarët e OTR, Noizyn dhe Onzinon si kurbanë pas rrahjes.

Kështu, ende nuk dihet sakt se kush kë e ka rrahur, por një gjë është e sigurtë – Përçarjet dhe konfliktet mes reperëve shqiptarë jo që do të ndalen, por vetëm sa janë intensifikuar pas këtij incidenti. /Telegrafi/

Video e BabaStars

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori