LAJMI I FUNDIT:

Babai i pakujdesshëm (Video)

Babai i pakujdesshëm (Video)

Në Londër është filmuar momenti kur një prind që shtynte karrocën më fëmijë, ka vrapuar nën ndalesat metalike, para se të kalonte treni.

Babai i paidentifikuar, nuk e ka respektuar dritën e kuqe që tregon se duhet ndaluar, por ka nxituar të kalojë në anën tjetër, transmeton Telegrafi.


Xhirimi që është bërë nga kamerat e sigurisë, është shpërndarë nga Policia, në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët dhe të ndalojnë derisa të kalojë treni.

“Një prind që duhet të edukohet mirë, e më pas të dalë në rrugë me karrocë” dhe “ky është shembulli që do t’i jepte fëmijës”, janë dy nga komentet e shumta kritikuese lidhur me rastin. /Telegrafi/